Sasia e birrës së zhdoganuar gjatë periudhës janar-maj të këtij viti gati u dyfishua karahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.
Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë 5 muajve të parë të vitit 2016 u zhdoganuan 10,686 mijë litra birrë.
Në të njëjtën periudhë të vitit 2015 u zhdoganuan 5,309 mijë litra birrë. Sasia e birrës së zhdoganuar ishte më e lartë në muajin maj, krahasuar edhe me muajt paraardhës të këtij vitit.
Gjatë muajit maj u importuan 3,027 mijë litra birrë.
Ecuria e zhdoganimit të birrës për periudhën janar-maj në 5 vitet e fundit:
Vitet Sasia në mijë litra
2012 9,174
2013 5,599
2014 5,250
2015 5,309
2016 10,686