Rudina Magjistari është duke shijuar pushimet verore bashkë me vajzën e saj Mia, e cila tashmë është 9 muajshe.
Për herë të parë Rudina ka publikuar një foto të plotë të vajzës, e cila është në det mbi një komardare.
Moderatorja e “Takimit të Pasdites”, Rudina Magjistari duket se nuk i ka rezistuar dot fotos dhe e ka publikuar atë në Instagram duke prishur rregullin që vajzën ta mbajë larg syrit të publikut.
“Mendova se ishte një “Folie” ta fusja Mian 9-muajshe në det sot për herë të parë, por në fakt asaj i pëlqeu aq shumë, sa hidhej brenda në ujë nga gëzimi. Çfarë lumturie!#Iamlivingamiracle” – shkruan Rudina Magjistari. /Bluetooth