Përgatitjet për koncertin e DUA LIPA e cili do të organizohet në Prishtinë me datë 9 Gusht në Parkun e Gërmisë vazhdojnë , ndërkohë që nga stafi organizator i këtij koncerti bëhët e ditur se janë shitur afro 40% e biletave, gjë që ka kaluar pritshmërinë e organizatorëve. Biletat kanë dalë në shitje nga data 30 Korrik ndërkohë që hyrja në koncert ndalohet rreptësisht për fëmijet nën moshën 16 vjeçare.
Nga ana tjetër, organizatorët e koncertit janë kujdesur që siguria për të gjithë të pranishmit gjatë koncertit të jetë në nivelin më të lartë. Për t’u kujdesur për sigurinë në koncert organizatorët kanë angazhuar më shumë se 150 njësi sigurimi të Besa Security vetëm brenda perimetrave ku do të mbahet koncerti, dhe gjithashtu Staf Civil.
Pa një takimi me Policinë e Kosovës, një kontribut shumë të madh në askpektin e sigurisë do të japë Departamenti i Operacioneve i Policisë së Kosovës të cilët konfirmuan prezencën e tyre në numër shumë të madh në të gjitha hapë sirat e Parkut të Gërmisë. Në hyrje të koncertit të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë përmes 3 (tri) kontrollave të sigurimit, për të vazhduar më tutje në pjesën ku do të mbahet koncerti.
Pjesëmarrësve nuk do t’u lejohet që me vete të kenëpije/ushqim apo objekti i cili mund të përbënte rrezik për sigurinë e pjesëmarrësve, ndërsa me kërkesë të policisë së Kosovës veturat nuk do të kenë lejohem në parkun e Gërmisë.
Dua Lipa ka lindur në Londër në vitin 1995. Familja e saj emigroi në Angli në fillim të viteve ’90, për shkak të dhunës dhe represionit që pushtoi vendin e tyre. Kur ishte 11 vjeç, Dua transferohet në Prishtinë, deri në moshën 15-vjeçare, kur vendos të rikthehet në Londër për të ndjekur pasionin e saj për muzikën.
Si gjithë adoleshentët në perëndim, ajo punoi fort për të përballuar shpenzimet personale. Për shkak të punës si mikpritëse në dyert e klubebve të natës, Dua Lipa u frymëzua nga ajo çka shihte, për ta hedhur në tekstet e këngëve të saj. “Dramat, ana e errët e jetës së natës, u bënë temat për të cilat doja të shprehesha”, thotë 19-vjeçarja.
Frymëzimi më i madh i këngëtares së re ishte babai i saj, Dukagjini, i njohur në Kosovë me bandën e tij të muzikës rock, ODA. Dua Lipa punoi për këngën e saj të parë “New Love” me Andrew Wyatt dhe Emile Hayne, producentë që kanë bashkëpunuar edhe me Lana Del Rey.
‘Single’i i dytë “Be the One” është një rrëfim i këngëtares për veten. “Për mua ‘Be The One’ ka të bëjë me vetëbesimin, këmbënguljen dhe luftën për atë çfarë do. Kjo është ajo çka unë dua të bëj në jetën time dhe mënyra se si dua të prezantohem”, është shprehur artistja e re në një intervistë për revistën e njohur NYLON.
“BBC”, rrjeti mediatik i famshëm e me influencë në publik, e ka vendosur këngëtaren e re në listën e artistëve që i quan, “Sound of 2016. Zëri me ngjyrë të errët, i ngjashëm me legjendat e muzikës soul dhe jazz, i ka dhuruar adoleshentes me pamjen engjëllore, atributet e një ylli të vërtetë që pritet të shkëlqejë në botën muzikore.
Këngëtarja shqiptarja me famë botërore Dua Lipa do të japë një koncert në 10 gusht në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.