A keni vërejtur një ndryshim në disponim sapo kemi në hyrë verë? Duket se ekzistojnë disa arsye shkencore pse jemi më të lumtur gjatë verës.
Sipas shkencës, ekzistojnë tri arsye pse njerëzit janë më të lumtur gjatë verës. Arsyet janë këto:
1. Kanë ndryshuar zakonet e gjumit
Numri i orëve gjatë ditës dhe gjatë natës është gjetur se ndikojnë në atë se si dhe kur flemë. Një studim krahasoi Norvegjinë (një vend me variacion të madh sezonal) dhe Ganan (një vend me pak variacion sezonal). Gjatë muajve të verës në Norvegji, njerëzit jo vetëm që shkonin më herët në shtrat dhe zgjoheshin më herët, por normat e pagjumësisë dhe lodhjes ishin dukshëm më të ulëta se në dimër. Këto dallime nuk ishin vërejtur në Gana.
2. Kanë ndryshuar edhe zakonet e ngrënies
Ka disa arsye për këtë. Një arsye e thjeshtë është se disa ushqime të cilat janë në dispozicion gjatë verës, nuk janë gjatë dimrit. Por, mund të jetë edhe për shkak të biologjisë – instinkti primitiv i trupit tonë është që ushqehet më shumë gjatë muajve të dimrit. Një studim gjeti se edhe zakonet e ngrënies edhe pesha e trupit ndryshojnë sipas sezonit, me njerëz të cilët konsumojnë 86 më shumë kalori çdo ditë në vjeshtë, krahasuar me në pranverë. Asnjëra nga këto nuk thonë se ushqimet që i hamë gjatë dimrit janë më të këqija se ato që i hamë gjatë verës; në fakt, ato thjeshtë ndryshojnë dhe ndikojnë ndryshe në ne.
3. Koha e mirë mund të jetë e mrekullueshme për trupin tonë
Drita e diellit është vitale për shëndetin dhe lumturinë tonë, dhe kur rrini më shumë në diell, përfitimet janë të dukshme. Kur merrni dritën e diellit, trupi juaj prodhon vitaminë D nga kolesteroli, i cili e ndihmon trupin që të absorbojë kalcium. Kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin e eshtrave.
Studime të ndryshme kanë gjetur lidhje të fuqishme mes niveleve të pamjaftueshme të vitaminës D dhe shanseve më të larta të vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri, sidomos nga ai i gjirit dhe prostatës.
Vitamina D që merret nga dielli dhe ushqimet, është shumë më esenciale se vitamina D që e merrni nga shtesat. Dhe mos të harrojmë ‘Çrregullimin Sezonal’, një lloj i depresionit i cili është më i zakonshëm në dimër sesa në verë.
Një zgjidhje ndaj depresionit është që të merrni më shumë dritë natyrale. Në fakt, në rastet kur nuk mbetet asnjë opsion tjetër me medikamente, doktorët sugjerojnë fototerapinë, e cila i ekspozon pacientët ndaj një drite të ngjashme me atë të diellit. /Gazeta Express