Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka publikuar sot një e-mail të ardhur në adresë të tij. Problematikën në fjalë, Basha e cilëson si një hall kombëtar, ndërsa premton se PD do të financojë arsimimin e të gjithë fëmijëve.
Sipas tij, PD ka hartuar tashmë një projektligj të ri për Arsimin e Lartë.
Postimi i Lulzim Bashës:
Nje hall familjar dhe kombetar qe i nxjerr bojen te gjitha llogjeve alla Rama.
Partia Demokratike do te financoje arsimin e larte per te gjithe femijet e shqiptareve dhe me lehtesira te posacme per kategorite ne shtrengese ekonomike. Projekt Ligji i ri i Arsimit te Larte eshte ne perfundim dhe do te jete nder te paret qe do te miratohen nga mazhoranca e re. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.
“Per dijeni zotit Lulzim Basha,kryetar i PD te Shqiperise,
Jam nje qytetar i shqetesuar qe ju shkruaj per nje problem i cili duhet te merret parasysh pasi eshte nje problem i mprehte i shume familjeve shqiptare.
Ne kete vit shkollor akademik,te dy femijet e mi behen studente dhe ne baze te notave te marra njeri nga ata e ka mesataren 9.92 kurse tjetri nje mesatare mbi 9 dhe shpresoj qe ne baze te kesaj mesatareje duhet tu dalin dege te mira ne fakultet.Por shqetesimi im qendron diku tjeter. Ne baze te ligjit per arsimin e larte te dy femijet e mi duhet te paguajne nje tarife shkollimi qe shkon afersisht nga 500-1 miljon leke te vjetra.Por une jam nje familje me ndihme ekonomike,e papune,e cila perkohesisht gjendet ne nje pozicion te veshtire ekonomik,dhe e kam pothuajse te pamundur qe femijet e mi te paguajne qofte edhe tarifen e shkollimit e cila i kalon mundesite e mia ekonomike.
Ju lutem a mund te planifikoni ose te sugjeroni ndonje ligj apo VKM i cili te na lehtesoje sadopak kete barre te pamundur ekonomike?
Gjithsejt nga ndihma ekonomike mujore, une si qytetar i ketij vendi, marr 45mije leke te vjetra,shume e cila po te mblidhet dhe per gjithe vitin nuk e superon,bile nuk e arrin as shumen e rregjistrimit te njerit prej femijeve.
Ju lutem vereni doren ne zemer.Edhe ne jemi qytetar te ketij vendi dhe shpresojme qe me politikat e qeverise suaj per punesimin,kjo gjendje e veshtire te marre fund sa me shpejt,por gjer atehere kerkojme dhe shpresojme ndihmen e qeverise suaj dhe tones njekohesisht.
Me respekt nje qytetar nga Shkodra,prind i dy femijeve qe presin te shkojne ne universitet.”