Kryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht kreu i LSI, Ilir Meta, deklaroi mbrëmjen e së martës në emisonin “Opinion” se Aleanca për Shqipërinë Europiane është një aleancë e gjerë ku marrin pjesë disa parti të rëndësishme.
Meta tha se, “Socialistët e Shqipërisë do t’i votojnë kandidatët e LSI dhe votuesit e LSI do të votojnë më fortë kandidatët e PS, sepse ASHE është një aleancë e gjerë ku është PS, LSI, FRD, PDIU etj”.
Duke folur për rastin e Vorës, Meta tha se, dy personave u është thënë shkoni tek kryetari i bashksië së Vorës se do t’iu gjejë punë dhe ai nuk u ka dhën punë, por i ka dhënë zarfa dhe ata kanë shkaur në polici dhe kanë denoncuar. Ky është krim elektoral dhe policia për të adminsitruar provat ka adminstruar zarfat, celularët e personave dhe ka vajtur atje ka administruar edhe kamerat. Aty nuk janë lejuar nga deputetët e PD, madje kryrtari bashksië së Vorës, ka konflikt interesi sepse nuk duhet të ketë biznes”.
Meta tha se qindra demokratë janë larguar nga bashkia e Tiranës për në bashkinë e Vorës. “A është më e rëndësishme për PD-në bashkia e Vorës me 20 mijë votues apo bashkia e Tiranës me 1 milionë banorë. Të lësh në baltë doktor Halim Kosovën për t’i çuar votuesit në Vorë kjo nuk ka lidhje”, theksoi Meta.
“Ne do ta fitojmë Vorën me një premtim solemn që brenda dy vitesh qytetarët e Vorës do të kenë mundësi për dy punë”, nënvizoi Meta, ndërsa theksoi se PD po sillet si bandë sepse po shpif.
Meta tha se PD nuk ka më garë me PS, por me LSI-në si parti e dytë në vend. Meta u shpreh se, nëse opozita ka raste për blerjen e votës t’i denoncojë në Prokurori. “LSI i ka votat bio, i ka ta pastra”, tha Meta.
Ndërsa duke treguar diferencën mes LSI dhe PD., Meta u shpreh se, “LSI sapo ka mësuar për skandalin e barnave e ka shkarkuar personin pa pritur vendimin e gjykatës, ndërsa PD rikandidon kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu, që është dënuar nga gjykata në shkallën e parë.