Në pishinë olimpike, notarët më të mirë në botë kurrë nuk janë shumë larg nga muri dhe gjithmonë janë afër litarëve që shënojnë korsitë. Ata vazhdimisht përcillen nga trajnerë të shumtë dhe ndihmës, shkruan NYT.
Po ashtu shikojnë edhe kujdestarët e pishinës. Pishina olimpike ka edhe kujdestarët e notit, në rast se dikush si Michael Phelps, fituesi i 18 medaljeve të arta olimpike, të ketë nevojë për t’u shpëtuar, përcjell Koha Ditore.
“Unë e ëndërroj një mundësi të tillë”, thotë Anderson Fertes një 39-vjeçar nga një klub i kujdestarëve të notit në Rio de Janeiro, me buzëqeshje në fytyrë. “Unë mendoj për këtë. Por mundësitë janë shumë të vogla. Është mundësi një në një milion, por ne jemi të përgatitur”, thotë Fertes.
Kujdestarët në Lojërat Olimpike “Rio de Janeiro 2016” kanë ndoshta shikimin më të mirë në arenë, pasi janë në mesin e pak personave që kanë leje për t’u futur në pishinë. Por, ata mund të mos ndihen shumë të nevojshëm… (b.an)