Ministria e Bujqësisë po vijon më intensitet dhënien e tokave shtetërore me qira për qëllime të zhvillimit të bujqësisë.
Në proçedurat e dhënies me qira jane perfshie keto dite 45 hektarë tokë bujqësore në Libofshë të Fierit.
Sipas MB-se, vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e procedurës konkurruese është 558,090 lekë në vit ose 12,185 lekë për hektarë në vit.
Rregullat e kërkojnë që ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese.
Nga fundit i 2014, ministria e Bujqësisë ka organizuar mbi 40 ankande për rreth 2000 hektarë tokë bujqësore në zonat më pjellore të vendit.