Porto kundër Romës është çifti më interesant i dalë pas shortit të Champions League, hedhur në Nion. Dy herë kampionët e Evropës janë një kockë e fortë për këdo, ndërkohë që skuadrat italiane në dekadën e fundit kanë krijuar një traditë negative në play-offin e Champions League, duke u kualifikuar vetëm dy herë.
Pep Guardiola do ta nisë aventurën e re te Manchester City me udhëtimin në Bukuresht, ku do të ndeshet me Steauan.
Short i kënaqshëm edhe për Besnik Hasin, Legia e të cilit është favorite për të kaluar në fazën e grupeve, pasi shorti e vuri përballë me Dundalkun e Irlandës, një skuadër amatore, e cila arriti një mrekulli duke eliminua BATE Borisov.
Shorti
Skuadrat kampione
Ludogorets – Viktoria Plzen
Celtic – Hapoel Beer Sheva
Copenhagen – Apoel Nicosia
Dundalk – Legia Varshavë
Dinamo Zagreb – Salzburg
Skuadrat jokampione
Steaua – Manchester City
Porto – Roma
Ajax – Rostov
Young Boys – Borussia M’gladbach
Villarreal – Monaco