Presidenti amerikan, Barack Obama festoi dje 55-vjetorin në shoqërinë e familjes së tij dhe u fryu për herë të fundit qirinjve si shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Familja e Obamës shkoi për të festuar te ”Fiola Mare”, një restorant italian me prodhime deti, i shumëvlerësuar në Potomac Riverfront, në rrethinën e famshme të Uashingtonit, Georgetown.
Po dje, Obama mori edhe një ”dhuratë” për ditëlindje, që kishte të bënte me një sondazh që vlerësonte lart punën e tij si president.
Të paktën 54 për qind e amerikanëve e vlerësonin pozitivisht këtë punë.
Obama largohet nga Zyra Ovale më 20 janar 2017, kur të betohet edhe presidenti i ri amerikan.
Dy pretendentët për zëvendësimin e tij janë republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton.