Është mbajtur në Tiranë konferenca me titull “Krijimi i Rrjetit dhe Promovimi i Kështjellave – NetCastle, bëri të ditur Rrjetit Informativ i BE-së (EUIN), në raportin e publikuar së fundi.
Sipas EUIN, Projekti NetCastle i bashkëfinancuar nga Programi IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar “Greqi – Shqipëri 2007-2013”, synonte përmirësimin e trashëgimisë kulturore në rajonin ndërkufitar për të nxitur industrinë e turizmit me përdorimin e teknologjive të reja dhe e turizmit.
Duke pasur parasysh se trashëgimia kulturore ka rëndësi të jashtëzakonshme, BE-ja ka siguruar mbi 10 milionë euro gjatë periudhës 2006-2013 për rehabilitimin e trashëgimisë kulturore në Tiranë, Shkodër, Himarë, Krujë, Berat, Korçë dhe Elbasan, ndërsa në fillim të janarit 2016 ka nisur një projekt i ri për restaurimin dhe rehabilitimin e Parkut të Apolonisë.
Kontributi financiar i BE-së për projektin NetCastle ishte përafërsisht 150,000 euro.