Policia e Durrësit shoqëron shtetasin, i cili tërhiqte zvarrë me pjesën e pasme të mjetit një qen.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku një shtetas me mjetin tip Ford me targa DR 7980 D, tërhiqte në pjesën e pasme të mjetit një qen, ju bëjmë me dije se:
Policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin për veprime të mëtejshme të shtetasit Kujtim Barjami 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak”.
“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për vlerësim. Policia falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla flagrante dhe garanton se do të reagojë pa hezitim për vënien para ligjit të çdo shkelësi”, thuhet ne njoftimin zyrtar.