Një aksident është shënuar në Tiranë rreth orës 16:00 të pasdites së sotme. Një automjet ka kapërcyer trafikëndarësen dhe është përplasur me një furgon, raporton “Oranews”, e cila ka publikuar edhe imazhet e incidentit.
Mësohet se nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi drejtuesin e automjetit.
Pak më parë një aksident ndodhi në rrugën e Durrësit, ku një burrë u përplas nga një automjet, teksa shoferi nuk ka ndaluar.