Një aksident ka ndodhur mesditen e së enjtes në Rrugën e Durrësit, duke lënë të plagosur një burrë.
Një makinë ka kaluar me shpejtësi në rrugë duke e përplasur burrin, e më pas është
larguar menjëherë nga vendngjarja. Dëshmitarët kanë treguar për Anabel.al se bëhej
fjalë për një makinë të tipit golf, e cila e ka marrë burrin përpara dhe më pas është
larguar si të mos kishte ndodhur asgjë.
Burri mbeti i shtrirë në rrugë pa lëvizur, ndërsa kalimtarët i kanë dhënë ndihmën e shpejtë, derisa ka mbërritur ambulanca. Nga fotot mund të shihet se burri është plagosur rëndë, duke u gjakosur në shumë pjesë të trupit. Ngjarja ka ndodhur pranë Ambasadës Jugosllave./anabel/