Poligamisti më i madh i Kanadasë, i cili ka 27 gra dhe 145 fëmijë, ka deklaruar se nuk është dakord me legalizimin e poligamisë, pasi ajo mund të çojë në shfrytëzimin e grave.
Mediat shkruajnë se 59-vjeçari Winston Blackmore, po ndiqet nga Qeveria kanadeze për poligaminë dhe ndaj tij pritet të ngrihet kjo akuzë për të tretën herë.
59-vjeçari, siç transmeton oranews, ka qenë më parë peshkop i një kishe dhe mbështetet nga një grup njerëzish që besojnë te martesa me shumë gra. Por vetë Blakmor thotë se legalizimi i këtyre lloj martesave do të bënte që gratë të shfrytëzoheshin.
Winston Blackmore është arrestuar për poligami në vitin 2007, por më vonë akuzat ndaj tij u tërhoqën.
Blakmor u akuzua sërish për poligami në vitin 2014, por ende nuk është caktuar një datë se kur ai duhet të dalë para gjykatës. /express/a.k