Eskpertët thonë se mishi kontribuon po aq sa sheqeri në rritjen e numrit të personave obezë në botë.
Shkencëtarët në Universitetin e Adelaide ekzaminuan konsumimin e mishit dhe sheqerit nëpër glob dhe mënyrën sesi ndikon në nivelin e obezitetit në 170 shtete të ndryshme. Ata gjetën një lidhje të fortë mes të dyjave.
Pasi analizuan nivelin e urbanizimit në çdo vend, aktivitetin fizik dhe kaloritë e marra, ekspertët dalluan se mishi është përgjegjës për 13 % të përqindjes së obezitetit, e njëjtë me atë të sheqerit.
Përgjithësisht, yndyrnat dhe karbohidratet konsiderohen si dy faktorët kryesorë që kontribuojnë në obezitet.
Por sipas Profesorit Maciej Henneberg, për shkak se proteinat që gjendet tek mishi digjen më me vonesë se yndyrat dhe karbohidratet, kjo bën që trupi të marrë më shumë energji seç duhet, duke u kthyer në yndyrë./tvklan.al/a.k