“Trazira ndërkohë që Shqipëria ndërton digën mbi lumin më të gjerë në Evropë”, thoshte titulli i shkrimit nga Briseida Mema për të vazhduar më pas me dëshmitë e banorëve të fshatit Kut, transmeton Syri.
Pavarësisht se në fushatën zgjedhore u zotua për të ruajtur Vjosën dhe për të krijuar një park kombëtar rreth lumit, qeveria e Shqipërisë ka sfiduar opozitën lokale dhe ndërkombëtare – shkruan ‘France 24’- Qeveria ka dhënë miratimin paraprak për propozimin e dy firmave turke për të ndërtuar një digë 25 metra që do të përdorë burimeve të Poçemit”.
Shkrimi përmend gjithashtu është deklaratën e sipas Olsi Nika, përfaqësues i e shoqatës mjedisore EcoAlbania që përcaktonte janë nënshkruar rreth 178 marrëveshje koncensionare për ndërtimin e 502 hidrocentraleve të reja.
“Një vend në zhvillim nuk mund të jetë një muze. Hidrocentralet kanë avantazhet e tyre, por çdo zhvillim ka një kosto për mjedisin-tha ai për AFP- Shqipëria nuk mund të jetë një muze ”
Gjithashtu gazeta është fokusuar tek frika e banorëve për shkatërrimin e të mbjellave dhe varrezat .
“Banorët e Kut, 170 kilometra në jug të Tiranës, kanë frikë se liqeni i krijuar nga diga 100 milion euroshe do të gllabërojë fushat e tyre dhe varrezat”
“Ky është një mallkim, mund të na përmbytën varret , ka thënë Dilaver Murataj për gazetën.
Nga ana tjetër theksojmë se Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri tha se qeveria ishte e vendosur të shkonte përpara me digën burimeve të Poçemit. (b.an)