Veriu i Mitrovicës, përkatësisht Zubin Potoku, i cili është lokacioni i radhës ku dyshohet për varrezë masive 17 vjet pas luftës në Kosovë, pritet të gërmohet të enjten më 4 gusht
Kështu ka bërë të ditur për Tribuna Channel, Besa Domi, zëdhënëse në EULEX.
Domi, gjithashtu ditë më parë i kishte thënë televizionit se veriu i Kosovës, është vendi më i kontrolluar që nga viti 2000 sa i përket personave të zhdukur.
Se gërmimet në Zubin Potok mund të fillojnë në muajin gusht e ka konfirmuar edhe Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit, citohet Express. (b.an)