Grupi i ekspertëve në fund të debatit për demarkacionin me Malin e Zi ka njoftuar me konkluzionet e nxjerra si dhe ka dhënë disa propozime për hapat e ardhshëm.
Konkluzionet nga grupi i ekspertëve nga debati i mbajtur për demarkacionin me Malin e Zi.
- Komisioni Shtetëror i angazhuar për shënimin e kufirit ka bërë disa lëshime
- Kufiri nuk është i bërë gabim në tërë gjatësinë e vet por vetëm në disa sektore, që arrin 8200 hektarë.
- Propozojmë që të rishikohen dokumentet në bazë të kushtetutës së vitit 1974
- Propozojmë që të rishikohet dhe të analizohet sërish materiali
- Propozojmë që në seancën e ardhshme plenare të vendoset që shtetet mike të negociojnë mes dy vendeve për të garantuar frymë më të mirë mes shteteve, citohet Koha. (b.an)