Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Kryeministri Edi Rama ka sjellë një sërë fotosh të asaj që ai e cilëson si rilindja e Beratit, konkretisht e rrugës së re Lushnje-Berat.
“Ka përfunduar mbjellja e pemëve në rrugën e re Lushnje – Berat, e cila është transformuar rrënjësisht në mbështetje të ekonomisë e të turizmit të një zone me potenciale të lëna në harresë për vite të tëra, që nga qyteti magjik i 1001 dritareve deri tek kanionet fantastike të Skraparit“- shkruan Rama./java/a.k