Erdhën pushimet dhe nxirja e trupit qëndron në plan të parë për ju?! Keni lexuar mjaft informacione rreth teorive të mitit të nxirjes apo disa gënjeshtra rreth tyre që i mbani si të vërteta ?..
Ja disa gënjeshtra të tjera që i dini si të vërteta !
Nxirja përpara verës mbron lëkurën. Nxirja është reagimi i lëkurës për tu mbrojtur nga rrezet diellore, ndaj është absurde që ta dëmtoni para kohe.
Faktorët mbrojtës më të lartë janë më efikas. Mbrojtësit diellor mbi 50 nuk ju mbrojnë nga rrezet UVA, përgjegjëse për plakjen e lëkurës por vetën nga rrezet UVB.
Mbrojtja reziston në ujë. Në disa mbrojtës solar shkruhet, “rezistente në ujë”por do të ishte mirë që ta rivinit pasi në mënyrë të pashmangshme një pjesë e tij ikën.
Nxirja është një mënyrë e mirë për vitaminë D. Nxirja nuk prodhon mjaftueshëm vitaminë D për të bërë diferencën pasi ekziston një limit përtej së cilit trupi nuk prodhon më.
Nxirja pakëson puçrat. Është e vërtetë që në një moment të parë nxirja than lëkurën dhe puçrat por është një efekt që zgjat shumë pak. Në moment që ikën nxirja, puçrat përkeqësohen, sidomos nëse lëkura nuk është mbrojtur.
Solari përgatit lëkurën për nxirjen. Në fakt solari është thjeshtë shumë më i rrezikshëm sesa ekspozimi në diell, pasi trupi praktikisht futet në një kontenier me rreze UV.
Nuk ka nevojë të aplikosh dy herë mbrojtjen. Kur ekspozoheni në diell për shumë kohë, mbrojtja bëhet edhe më pak efektive për shkak se vishet nga rrezet ultravjollce. Është e këshillueshme që ta riaplikoni çdo dy orë dhe pas çdo larje në detë.
Nuk shërben nëse vendosni mbrotje poshtë tualetit. Shumë gabim. Lëkura jonë është në mënyrë konstante nga rrezet ultravjoletë, ndaj një mbrojtje solare duket të jetë në batë të të gjithë lëkurës.
Nuk ka rrezik për kancer në lëkurë në rini. Gënjeshtër, e vërteta është që melanoma është tipi i dytë i tumorëve më të përhapur në grupmoshat 15 deri në 19 vjeç.
Kur ka re nuk merr rreze. Në fakt këtë të fundit shumë e dinë që është e kundërta. 80 përqind e rrezeve ultravjoletë arrin të depërtojë retë.