Kryeministri japonez, Shinzo Abe, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e fundit për senatorët, ka ripërtërirë sot qeverinë e tij, duke ruajtur një pjesë të personave kryesorë dhe duke vendosur një grua nacionaliste në Ministrinë e Mbrojtjes, një fakt i jashtëzakonshëm.
Ndryshimi më i dukshëm është ai i ardhjes tek Mbrojtja, në vend të Gen Nakatani, të konservatores Tomomi Inada, që ka qenë ministre e Reformës Administrative në një qeveri Abe të mëparshme.
Është vetëm hera e dytë që një grua merr një funksion të tillë në Japoni, më parë kishte qenë Yuriko Koike (e zgjedhur të dielën guvernatore e Tokios).
E ardhur në pushtet në fund të vitit 2012, Partia Liberl Demokrate (PLD) e Abe-së ka fituar të gjitha zgjedhjet kryesore dhe ka vendosur një linjë të djathtë që e mban dhe e përforcon në çdo ripërtëritje të qeverisë.