Një video e re e publikuar nga terroristët e ISIS tregon një grup fëmijësh gjatë një stërvitjeje ushtarake.
Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve online “Site”. Fëmijët, që janë nga province siriane e Rakas, u drejtohen të krishterëve dhe kërcënojnë se do të vrasin presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama duke sfiduar ushtrinë e tij dhe ato të vendeve të tjera.
Në disa fotografi të shkëputura nga video dhe të publikuara në Twitter shihen rreth 10 fëmijë të veshur njësoj por me fytyrë të mbuluar dhe me kallashnikovë në dorë.