Kur mendoni për pushime me siguri keni nevojë për valixhe të tëra me rroba e gjëra që ju nevojiten?!
Sidomos, kush ka fëmijë të vegjël, kur bëhët gati për pushime i duhen edhe më shumë gjëra.
Në fakt, në valixhe gjëndet pothuajse e gjithë shtëpia, jo vetëm veshjet dhe aksesorët.
Por, ka edhe situata në të cilën, mund të merni më pak gjëra dhe më pak valixhe në pushimet tuaja. Por a është e mundur?..Po, ka edhe më shumë. Fillimisht të fillojmë të mendojmë për pak valixhe me mendjen tonë.
Lista-Para se të bëni valixhet gati është e rëndëishme të bëni një listë me gjërat kryesore për çdo kategori. Për shembull veshjet, aksesorët, barnat. Pas një liste të parë, sigurohu që të bësh pak a shumë një rezyme se çfarë do të bëni gjatë ditëve në pushime për të eliminuar në këtë mënyrë edhe gjërat e tepërta. Është e rëndësishme të tregohu të logjikshëm dhe mbi të gjitha realistë.
Veshjet-Zgjidh veshjet që do të fusësh në valixhe por me një kriter të qartë. Para së gjithash, ky nuk është një lajm i mirë për ata që janë mësuar që të marin shumë rroba me vete. Kështu që , edhe në ëeb ka mjaft adresa që të mesojnë sesi të mund të marësh sa më pak gjëra me vete por më të rëndësishmet.
Këpucët-Ndryshimi i këpucëve është shumë i shtrenjtë sidomos për gratë. Sa i përket burrave dhe fëmijëve, nevojiten shumë pak këpucë me vete. Në fakt, zgjidhni këpucë sa më komode në të ecur për t’i përdorur në çdo rast, gjatë pushimeve.
Barnat-Është shumë mire të keni në dispozicion gjatë pushimeve ilaçe kundër alergjisë, të ftohurës si dhe kremra të ndryshme.