Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit mbi cilësinë e ujit të detit, janë ndërmarr veprime për monitorimin e ujit të detit në qarqet Durrës dhe Shkodër.
Për të kryer analizat fiziko-kimike dhe ato bakteriologjike të ujit të deti, janë marrë mostra nga plazhe të ndryshme, raporton ATSH.
Kjo fushatë synon të nxisë pjesëmarrjen civile në mbajtjen pastër të plazheve dhe përmirësimin e cilësisë së ujit të detit, sidomos gjatë sezonit veror.
Rezultatet e monitorimeve do të shërbejnë politikave vendore dhe kombëtare si dhe masave të nevojshme që synojnë të ofrojnë mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për qytetarët shqiptarë dhe turistët. (b.an)