Një aeroplan i linjës Emirates Airlines mori zjarr pasi bëri një ulje emergjence në aeroportin e Dubait, pak minuta më parë. Avioni Boeing 777 fluturonte nga Thiruvananthapuram, Indi, në Dubai.
Kompania Emirates konfirmon se incidenti ndodhi në Dubai International Airport, më 3 gusht 2016, në 12:45, sipas orës lokale.
Deri tani nuk janë raportuar humbje në njerëz.