Sigal Prishtina e Peja nuk do të mund të llogarisin në gjithë buxhetin që kanë për stinorin që po vjen. Një pjesë të buxhetit duhet të ndajnë edhe për lojtarët e trajnerët që i kanë përzënë nga klubi më herët.
Kampionia Prishtina dhe nënkampionia Peja, do të paguajnë dëmshpërblime të majme shkaku i mosrespektimit të kontratave me ish-basketbollistët e huaj gjatë tri edicioneve të fundit, shkruan Koha Ditore.
Prishtina ka humbur betejën me një basketbollist – Nate Boëie dhe një trajner të huaj – Ceyhun Cabadak në Tribunalin Arbitrar të Basketbollit (BAT) në kuadër të FIBA-s, derisa Peja ka humbur betejën me një basketbollist – Frederick House. (b.an)