Ky është autobusi i parë i ngritur në botë.
Në fillim të vitit ishin shfaqur disa video të cilat tregonin një shpikje kineze të një autobusi të ngritur i cili lëvizte mbi trafikun e veturave. Tani ky është një prototip funksional i cili gjendet në rrugët e Kinës.
Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, ky autobus gjigant mund të transportojë deri në 300 persona mbi trafikun e zakonshëm në rrugë. Ky prototip nuk do të dalë në rrugët publike por do të testohet në një rrugë 300 metra të gjatë.
Express/d.i.