Giorgio De Serio, italiani 25-vjeçar që humbi jetën në aksidentin në Velipojë, ishte pronar i një kancelerie në Bari.
Aksidenti ndodhi kur ai po kthehej në hotel bashkë me tre të tjerët, pasi kishin kaluar disa orë në një lokal nate.
Giorgio De Serio kishte mbërritur në Shqipëri pasditen e të hënës, vetëm disa orë përpara aksidentit, për të kaluar disa ditë pushime me mikun e tij italian dhe dy shqiptarët.
Përpara aksidentit tragjik, Giorgio De Serio ka postuar një foto në rrjetet sociale nga një hotel në Velipojë në orën 23:30. “Po dal, mbrëmje të këndshme”, janë fjalët e fundit të tij.