Televizioni A1 Report ka publikuar sondazhin e tretë dhe te fundit para zgjedhjeve të 21 qershorit i zhvilluar nga Instituti Italian Piepoli.
Sondazhet e Instituti Piepoli ka marrë si të anketuar 800 persona në rang vendi dhe 500 të tillë për kryeqytetin.
Zgjedhjet e përgjithshme, nëse do votohej sot, koalicioni i majtë fitues me 60 %
Nëse zgjedhjet në rang kombëtar do të bëheshin sot, koalicioni i majtë do të merrte fitoren. Kështu kanë menduar 60 % e të anketuarve, një vlerësim ky i pandryshuar nga sondazhi i dytë i 28 majit të kryer po nga Instituti i Piepolit. Referuar sondazhit të parë më 15 maj fitorja e koalicionit të majtë është vlerësuar me 1.5 % më shumë. Bie në sy se në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës ku aleanca e majtë fitoi me 59.3 %, nëse këto zgjedhje do të përsëriteshin në 2015, koalicioni do të fitonte me 0.7 % më shumë.
Ndërsa koalicioni i djathtë ka pësuar rënie me 0.5 % krahasuar me dy sondazhet e para. Vetë PD-jaka pësuar rritje me 0.5 % por ajo që e penalizon është Partia Republikane e aleatit Fatmir Mediu, e cila sipas të anketuarve në sondazhin e tretë ka zbritur me 0.5%
62 % besojne Ramen si lider, 36 % Berishen
Besimi në liderin shqiptar. Në këtë pyetje të sondazhit të Institutit Italian Piepoli vlerësimin më të lartë e merr Kryeministri Edi Rama ( 62 %), pas tij aleati në qeverisje Ilir Meta (40%), më tej kryedemokrati Lulzim Basha (36 %) e së fundi lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha (30 %), me një diferencë shumë të ngushtë me liderin e opozitës.
Në grafikun e mëposhtëm paraqiten edhe rezultatet e sondazhit të parë të kryer nga ky institut me të njëjtat kategori qytetarësh por jo me të njëjtët persona.
Bie në sy se nga 28 maji kur është kryer sondazhi i dytë deri më 13 qershor kur është përmbyllur ky sondazh, liderët politikë kanë marrë të njëjtat vlerësime nga qytetarët (edhe pse anketues të ndryshëm) përveçse për kryeministrin Rama besimi ndaj të cilit është rritur më 1 %.
Edhe pse nuk ka marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, ish-kryeministri Berisha vijon të mbetet një pjesë aktive në jetën politike shqiptare, ku 30 % e anketuesve janë shprehur se kanë besim tek ai si lider. Puna e Rames si kryeminister: 55 % nga 800 anketues e vleresojne mire
Si e vlerësoni punën e bërë deri më sot nga kryeministri Edi Rama? 55 % e 800 të anketuarve në të gjithë Shqipërinë e kanë vlerësuar mirë punën e kreut të qeverisë Rama në thuajse dy vjet në pushtet, 55 % e tyre mjaftueshëm, 19 % dobët dhe 1 % nga këta anketues kanë dhënë përgjigjen “nuk e di”.
Ajo që bie në sy nga detajet e këtij sondazhi siç janë mosha dhe profesioni, është se kryeministri Rama ka marrë vlerësime të mira për punën e tij me 48 % në anketues që jetojnë në fshat, dhe 44 % nga qyteti. Po ashtu, kategoritë që e kanë vlerësuar më shumë qeverisjen e shefit të mazhorancës Rama, janë ajo e studentëve me 70% dhe pensionistët me 66 %. Sipas analistëve në studion e A1 Report kjo lidhet edhe me faktin e reformave të ndjekura për këtë shtresë të shoqërisë nga ish-ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, tashmë kandidat i së majtës për Bashkinë e Tiranës.
Ndërkohë kategoria që ka shprehur vlerësimin “dobët” për kryeministrin Rama është ajo e personave që banojnë në qytet me 40 %, ndryshe nga fshati ku ka marrë vetëm 23 % për vlerësim negativ.
Puna e Lulzim Basha si lideri i opozites: 25 % e 800 anketuesve e vleresojne mire
25 % e të anketuarve nga Instituti italian Piepoli e kanë vlerësuar mirë punën e liderit të opozitës Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike, 27 % e tyre mjaftueshëm, 45 % dobët dhe 3 % nuk e di.
Duke ju referuar kategorisë së anketuesve që Basha ka marrë vlerësimet më pozitive, në radhë të parë shfaqen të rinjtë e moshës 18-24 vjeç dhe punonjësit me kohë të plotë. “Goditjen” Basha e ka marrë nga kategoria e moshës 25-34 vjeç ku 54 % e tyre e kanë vlerësuar të dobët punën e Bashës në udhëheqjen e opozitës, si dhe nga pensionistët 50 % e të cilëve kanë dhënë të njëjtin vlerësim.