Ilir Meta ka komentuar takimin e tij të djeshëm, duke thënë se ka drekuar me Rexhep Meidanin, teksa ish deputeti Koço Kokëdhima ka rastitur aty dhe i është bashkuar takimit. Por pavarësisht se kryeparlamentari pranon se dreka ishte planifikuar me ish Presidentin, e konsideron si një koment të pavend atë që ka qarkulluar në media, se Mejdani është projektuar nga kreu i LSI si kryeministri i qeverisë teknike që Meta paralajmëroi në orët e fundit, përpara se reforma në drejtësi të çlirohej nga tensionet e mosvotimit të opozitës.
“Kam pasur një drekë me profesor Meidanin dje. Z.Kokëdhima ka qëlluar rastësisht aty, se rri te hoteli, ka qëndruar një pjesë të kohës me ne dhe më pas është larguar”, u shpreh meta.
Gazetarja: Meidani Kryeministëri i qeverisë teknike?
“ Mendoj se është një pyetje e pavend kjo sepse nuk qëndron. Nëse ka të bëjë me propozimin tim, ishte me qëllimin për të bërë çdo gjë për të miratuar reformën në drejtësi“, tha ai, duke ju referuar deklaratave të tij të para 22 korrikut.
Kryeparlamentari është pyetur edhe për koalicionin qeverisës. Ai është shprehur se qeveria teknike nuk është një opsion për maxhorancën, teksa sipas tij, puna e qeverisë do duhet të vazhdojë deri në fund të mandatit.
“Koalicioni ka programin e tij, detyrimet reciproke dhe vazhdon punën e tij. S’ka ndonjë arsye për t’i trazuar këto dy çështje të ndryshme. Koalicioni duhert të vazhdojë maksimalisht të përmbushë detyrimet e tij programore dhe qeverisëse, e morale ndaj qytetarëve shqiptarë, pasi ky koalicion qeveris të gjithë shqiptarët, në mënyrë të veçantë ndaj atyre që e kanë votuar, për të mos i zhgënjyer”- tha Meta.
Meta ka komentuar gjithashtu edhe deklaratën e liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili tha sot se kushti i ri i opozitës është qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, një propozim ky që për kryeparlamentarin nuk ka lidhje me atë se çfarë ai tha pak ditë para miratimit të reformës në orët e para të 22 korrikut. Për Metën, deklarata e tij dhe e Bashës, janë të një frekuence të ndryshme.
“Kam folur për një qeveri teknike që mund të garantonte klimën e besimit për reformën. Shikoja që shqetësimi i opozitës ishte shqetësimi se qeveria mund të përdorte pushtetin për reformën në drejtësi. Reforma u realizua me konsensus dhe pretendimet e opozitës u dakordësuan. Qeveria teknike që thotë z.Basha është diçka tjetër. Mund të them se angazhimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme do të jetë maksimal dhe garantoj qytetarët se vota e tyre do të jetë e barabartë”, tha Meta.
Në përmbyllje, Meta foli edhe për “vizitën” e tij të dytë në Hotel Grant, duke shtuar se këtë të martë ai nuk kishte ardhur për të takuar askënd, por për të bërë një seancë me ushtrime fizike, duke lënë të nënkuptohet se raportimet në media për një takim me ish deputetin Kokëdhima ishin të gabuara.
“Më vjen keq për këtë konferencë të pazakontë, por në respektin tuaj në këtë kulm vape që keni pritur disa orë se nesër mund të ketë sërish ndonjë sms që Meta vajti tek Grandi dhe Koço Kokëdhima erdhi tek Grani, se ai ka shtëpinë këtu. Unë kam qenë për dy orë me Arianin, miku im, trajneri dhe masazhatori prej një kohe të gjatë. Më ndihmon të çliroj trupin dhe mendjen nga toksinat, çtoksikimi më ndihmon të detoksikoj edhe politikën shqiptare. Ushtrimi më i mirë është biçikleta në ujë duke fituar kohë de duke harxhuar kalori. Të gjitha këto falë Arjanit Nuk besoj që është e nevojshme të vini vazhdimisht këtu, nuk kam qenë as në katin e parë as për kafe as për drekë, të mos keqinformoheni më”- tha Meta.
/java/a.k
E majta shqiptare do kete unitet dhe sukses kur me qetesi dhe dashuri te largohesh ti dhe Rama nga politika