Autoritetet në Taxhikistan kanë thënë se do të dënojnë deri me 100 dollarë të gjithë gazetarët që përdorin fjalë të komplikuara që lexuesi i rregullt nuk i kupton, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve.
“Ka shembuj se si disa gazetarë përdorin deri në 10 fjali që nuk janë të kuptueshme për lexuesin e rregullt, shikuesin apo dëgjuesin në përmbajtjet e gazetarëve brenda një dite. Duke e bërë këtë, ata po kryejnë shkelje të rëndë të normave të gjuhës zyrtare”, ka thënë gjatë një konference me gazetarë Gavkhar Sharifzoda, udhëheqës i komitetit të terminologjisë së këtij vendi në Azinë Qendrore.
“Ka rregulla të drejtshkrimit dhe kushte për vëzhgimin e normave të gjuhës zyrtare që janë obligim për të gjithë”, ka thënë më tej ai. Gazetarët individualisht përballen me dënime nga 75 deri në 100 dollarë, ndërsa kompanitë mediale nga 150 deri në 200 dollarë, ka sqaruar më tej ky zyrtar.
Taxhikistani më parë e ka ndaluar emërtimin e foshnjave me emrave të huaj si dhe versionin rus për babadimrin. Ish-shteti sovjetik i ka dhënë fund përdorimit të rusishtes si gjuhë zyrtarë në vitin 2009, ndonëse gjuha taxhike, që është gjuha zyrtare e vendit, vazhdon të shkruhet në një formë të adaptuar të alfabetit rus. Së fundi, autoritetet e këtij vendi me tetë milionë banorë janë ankuar për ndikimin në rritje mbi gjuhën taxhike të Farsi dhe Dari, gjuhë që fliten në Afganistan. /Rel/