Çdo lojtar do bëjë kërkesë, kjo është kërkesa e UEFA për kosovarët që duan t’i bashkohen vendit të tyre.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk ka marrë përgjigjen që ka dashur nga FIFA në lidhje me lojtarët që mund të jenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në ciklin eliminator për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
FFK-ja kërkonte të dinte saktë se në cilët lojtarë mund të llogarisë. Por në mënyrë indirekte, FIFA i ka treguar FFK-së se si duhet të veprojë dhe puna ka nisur menjëherë, shkruan Koha Ditore. Tashmë në FIFA janë deponuar kërkesat e para për ndërrim të përfaqësueses nga lojtarët kosovarë.
Ajo që kanë mësuar zyrtarët e FFK-së nga heshtja e FIFA-s, është se secili futbollist veç e veç duhet të paraqesë kërkesë pranë Komisionit për Statusin e Futbollistëve e më pas secila kërkesë do të shqyrtohet, po ashtu veç e veç.
Kërkesës së lojtarëve për ndërrim të përfaqësueses, duhet t’i bashkëngjitet edhe dëshira e FFK-së që ta ketë atë lojtar…, referon Koha. (b.an)