Është turp historik për të gjithë ne kjo që po dëgjojmë nga të tremburit politikanë të korruptuar.
Përsëri po i gjejnë bishta votimit të ligjit organik të vetingut, prandaj po rrotullohen për të krijuar sërish krizë. Kanë frikë nga drejtësia dhe hetimi intensiv i pavarur. Ky është fakti. Por sërish ligji do të votohet. Dhe ja ç’po ndodh sakaq:
Te korruptuarit janë kundër Amerikës, dhe brenda tyre flasin sikur janë kundër ambasadorit amerikan Donald Lu; janë kundër Bashkimit Europian, dhe me shtypin e tyre flasin sikur janë kundër ambasadores Vllahutin dhe jo BE-së. Turp! Nuk u rriten dot derëzestë; kanë mbetur kalamaj.
Qaramanë; që shkuan në rresht për të votuar, nuk thanë asnjë fjalë, dhe tani thonë se na dëmtuan “ata që dolën nga rreshti”. Domethënë, po thone të vërtetën; sepse kuptohet që, që të gjithë këta qaramanë, me Saliun në krye, shkuan në votim më 21 korrik se ambasadori amerikan i kishte bërë rreth 100 vota. Dhe po kaq janë gati edhe për votimin e muajit gusht.
Por, kur ishit kaqë trima, pse votuat?
Ideja e fshehur e tyre është kjo: “për faktin që Reforma kalonte me anë të ‘renegateve’, u detyruam edhe ne që ta votojmë”. Por Saliu na tha që suksesi ishte i PD-së; prandaj, ç’hyjnë këtu ‘renegatet’?
Kalamaj… As atë që duhet ta fshehin, nuk rrinë dot pa e thënë. Pastaj dëgjojmë se “deputetët e PD-së janë kërcënuar me zarfa nga ambasadori amerikan në Tiranë prandaj e votuan Kushtetuten”.
Vetëm primitivët e kanë ditur të vërtetën kërcënim. Sigurisht, kështu ka qenë për ta, por jo sot. Kush ka frike nga e vërteta, ka llogari me të. Politika amerikane ka shkruar në letrën brenda zarfit, atë që kanë bërë birboret: domethënë të vërtetën. Aaa… keni frikë nga e vërteta? Fatkeqësi për juve dhe jo, as për të vërtetën dhe as për ambasadorin amerikan. Është po kjo arsye që i shtyn këta të thonë ndërkaq se po mbrojnë “sovranitetin e shtetit”.
Pse, ndihmën që politika amerikane po u jep shqiptarëve për t’i shpëtuar nga korrupsioni shtetëror dhe krimi i irganizuar, ju e quani cenim të sovranitetit të shtetit shqiptar? Pse trembeni? Trembeni sepse nuk e keni të vërtetën me vete. Sovraniteti i shtetit shqiptar ka marrë fund atëherë kur shteti u grabit dhe u përdor si vegël nga korrupsioni.
Çdo gabim ka kosto. Pse, shqiptarët ju thanë juve që t’i vidhni, t’i poshtroni dhe t’i detyroni të lënë vatrën e tyre? Jo, kjo ka qenë zgjedhja juaj.
Reforma në Drejtësi është shpenzim i madh, sepse ka të bëjë me identifikimin e krimit në Shqipëri. Domethënë me të vërtetën. Keni të vërtetën kundër, zotërinj, dhe jo Amerikën!
Koha kërkon shpronësimin tuaj, dhe kjo do të bëhet. Por, në lidhje me këtë, cila do jetë e vërteta që do shpallet? Janë rreth 800 milionë dollarë të përvetësuara nga mundi shqiptar, që mendohet se FBI i ka gjetur dhe do t’ua kthejë shqiptarëve. Këtë do të shihni nëpër zarfa, prandaj më mirë qetë, të paktën të mos tregoheni fëminorë. Shkoni sërish dhe votoni, ky ishte fati juaj, një self induce lost – domethënë që, vajtët për të gjetur lumturinë, dhe kapët shkatërrimin tuaj. Nuk ndërtohet lumturia tënde duke dhunuar të tjerët. Kjo është e vërteta që më së pari na e ka thënë tragjedia shekspiriane.
Taku si gjithmone i sakte per analizen qe i ben krimit shteteror qe erdhi ne pushtet para 25 vjetesh duke indokrinuar popullin e thjeshte dhe duke flakur ne rruge intelektualet qe ishin pengese per to . Taku ishin keto birbo qe kishin frike te tmerrshme nga referendumi se populli ishte pengese per pazaret gjoja me konsensusin
Eshte i madh.ta vendosin njehere kryeprokuror kam qejf