Plot 44 shtetas të Republikës së Shqipërisë janë kthyer sot nga vendet e Bashkimit Evropian pasi kanë shkelur afatin e qëndrimit.
Sipas policisë, 44 shqiptarët e kthyer sot janë penalizuar të mos shkelin më në vendet Shengen për 5 vitet e ardhshme.
Bëhet fjalë për 31 persona të kthyer nga Suedia, 5 nga Franca dhe 8 të tjerë nga Gjermania.
Policia njofton se operacioni për identifikimin dhe kthimine tyre është kryer nga vendet e sipër përmendura.