Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha dhe Nënkryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, me të cilët u konsultua për mënyrën e miratimit sa më të shpejtë dhe me konsensus të Ligjit për Vettingun, njoftoi zyra për shtyp e Kreut të Kuvendit.
Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit informoi bashkëbiseduesit mbi bisedimet që ka pasur me Kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, Ambasadorin e SHBA, Donald Lu, Ambasadoren e BE, Romana Vlahutin mbi domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit për Vettingun brenda muajit gusht.
Në takim u dakortësua në parim nevoja për miratimin me përparësi, brenda muajit gusht të Ligjit për Vettingun, si dhe mbi kalendarin e shqyrtimit të këtij ligji sipas procedurave kushtetuese parlamentare, duke filluar nga dita e nesërme me mbledhjen zyrtare të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.
Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha deklaroi se mbështet këtë kalendar dhe se opozita do të marre pjesë aktive dhe konstruktive në Komisionin e Posaçëm, duke filluar me prezantimin e komenteve të saj për Ligjin e Vettingut në mbledhjen e ditës së nesërme.
Gjithashtu, Kryetari i Partisë Demokratike shprehu gatishmërinë për të avancuar edhe me ligjet e tjera, sapo anëtarët dhe ekspertët e opozitës të njihen me draftet më të fundit të përgatitura nga Komisioni i Posaçëm, veçanërisht Ligji për Prokurorinë Speciale dhe Ligji për Organet e Qeverisjes së Gjyqësorit.
Bashkëbiseduesit ndanë qëndrimin për nevojën e miratimit sa më të shpejtë me konsensus dhe cilësi të lartë të këtyre ligjeve, në përputhje me përcaktimet e Kushtetutës së Re dhe Opinionit Final të Komisionit të Venecias. Në këtë takim morën pjesë dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla.
Ashtu sië pritej ka nisur takimi mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Kreu i PD shoqërohet në këtë takim nga nënkryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi. Temë e diskutimit mendohet të jetë ligji i vettingut i cili do të shqyrtohet nesër në komisionin parlamentar të reformës në drejtësi. Ky takim pritet të shërbejë edhe për rakordimin e qëndrimeve për gjashtë ligjet e tjera, krahas vettingut, të cilët shoqërojnë paketën kushtetuese të reformës në drejtësi.
Meta- Basha
Ilir Meta, duket se ka ngelur e vetmja “varkë shpëtimi” politike për Lulzim Bashën. Dhe të mendosh se Basha është edhe kryetari i partisë më të madhe të opozitës, që duket se shpresat tashmë për fatin e tij politik i ka varur në qafën e Metës. Kjo tashmë është dukshëm e qartë dhe sidomos pafuqia e tij politike qoftë për të bllokuar i vetëm Reformën në Drejtësi apo për të ardhur në pushtet. Mësohet se Basha, i shoqëruar nga nënkryetari i komisionit të Reformës në Drejtësi Bylykbashi, pritet të ketë sot një takim me kryetarin e Parlamentit Meta në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Takimi mes dy palëve vjen në kohën kur 7 ligjet e nevojshme për të bërë funksionale ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi janë ende në tavolinë dhe të pamiratuara. E më e rëndësisshmja, ligji për Vettingun, ose kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili do duhet miratuar brenda këtyre ditëve, pasi në të kundërt humbet një financim të rëndësishëm që është akorduar nga ana e SHBA-ve. Tashmë është e qartë se Bash aka hapësira shumë të ngushta për të penguar Reformën dhe se është në përpjekje për të instaluar një marrëveshje me Metën, pavarësisht se deri dje i thoshtë vrasës.
ma.me