Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, deklaroi se, “vatrat e sëmundjes, dermatozes nodulare në blegtori janë izolohet dhe nuk rrezikojnë përhapen. Por embargo e tregtimit të mishit të gjedhit do të vazhdojë, deri në vaksinimin e plotë dhe gjithë përfshirës të blegtorisë’
Në një konferencë të përbashkët për shtyp të hënën me ekspertin e BE-së për Zbatimin e Reformës së Veterinarisë, Robert Connor në lidhje me menaxhimin e përhapjes së sëmundjes në gjedh, dermatozes nodulare në vendin tonë, ministri Panariti tha se do të ketë masa drastike ndaj atyre që thyejnë moratoriumin e tregtimit të kafshëve dhe mishit.
Problem po trajtohet si një emergjencë dhe është në monitorim të përditëshëm i gjithë sektori i blegtorisë. Ministri Panariti i kërkoi Autoritet Kombetar të Ushqimit dhe Policisë së Shtetit të ndërmarrë penalitete për të gjithë ata subjekte që thyejnë embargon e tregtimit të mishit në njësitë e shitjes dhe eksportit jashtë kufijve.
“Nëse ne nuk zbatojmë këto masa me vendosmëri Shqipëria do të kthehet në një vatër masive infeskioni siç ka ndodhur në vendet e rajonit ku është kthyer në një emergjecë kombëtare.Sapo ne të kemi mbaruar me vaksinimin e gjedhit në të gjithë Shqipërinë dhe të ketë mbaruar periudha e konsolidimit pa heziitm do hap tregun e thertoret por hapja në këtë moment e tregut do të ishte vrastare”-tha Panariti.
Ndërsa eksperti europian Connor, duke vlerësuar rëndësinë e masave që po merr ministria e Bujqësisë konform standardeve evropiane për parandalimin dhe kontrollin e kësaj sëmundje. Ai tha se proçesi i vaksinimit të plotë të gjedhit në të gjithë vendin, do të shënoi momentin e hapjes se tregtimit të mishit të gjedhit.
Në Shqipëri janë evidentuar raste të përhapjes së sëmundjes së gjedhit, “Dermatoza nodulare”.