Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka takuar ish-Presidentin e Republikës, Rexhep Meidani, në një restorant në zonën e ish Bllokut. Mësohet se Meidani ka ndërprerë pushimet për tu takuar me kryetarin e LSI. Ai ka ndërprerë pushimet dhe është nisur drejt Tiranës.
Gjithashtu bëhet e ditur se drekës së Metës dhe Meidanit i është bashkuar edhe ish deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima.
Në përfundim të takimit ish deputeti socialist u ka thënë gazetarëve se ishte një takim mes tre miqve të vjetër socialist.
Në lidhje me tensionet mes PS dhe LSI Kokëdhima ka shtuar se “çdo koalicion ka problemet e veta, por gjenden rruget per t’u zgjidhur”… PS-LSI jane pjeset me sinjifikative te se majtes. Dy partite do dine ti zgjidhin problemet”- ka thënë ish deputeti.