Fillimi i muajit gusht ka regjistruar një fluks të lartë të automjeteve në dogana që lejojnë hyrjen në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga Policia Kufitare në të gjitha pikat kufitare ka radhë të gjata automjetesh që presin të hyjnë në vendin tonë.
Një fluks i lartë hyrjesh, sipas burimeve nga Policia Kufitare, ëshë shënuar në doganën e Morinit ku prej orës 3 të mëngjesit deri në orën 8:30 kanë hyrë në Shqipëri 19 146 shtetas kosovarë.