Në një video nëntëminutëshe të postuar mbrëmë në rrjetin YouTube, ISIS bën thirrje që militantët të ndërmarrin sulme në Rusi.
Në video shihet një person i maskuar në një makinë në shkretëtirë, i cili duke tundur gishtin thotë: “Dëgjo Putin, ne do të vijmë në Rusi dhe do t’ju vrasim në shtëpitë tuaja”.
Ky postim u bë në periudhën kur Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po bisedojnë për shtimin e bashkëpunimit ushtarak dhe të inteligjencës kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe al-Kaidës.
Po ashtu, videoja u transmetua pas një vargu të sulmeve vdekjeprurëse në Evropë gjatë javëve të kaluara, për të cilat përgjegjësinë e ka marrë ISIS.
BW/d.i.