Në udhëtimin e kthimit nga Krakovi i Polonisë, Papa Françesku ka folur për disa çështje, midis tyre edhe për Islamin.
Për Atin e Shenjtë nuk është e drejtë dhe e vërtetë të flasim për një Islam të dhunshëm.
Sipas Papa Françeskut, ISIS nuk është Islami.
“Nuk është e drejtë të flasim për Islam të dhunshëm dhe për terrorizëm islamik. Nëse flasim kështu duhet të flasim edhe për katolik të dhunshëm. Kam folur me Imamin e Al Azhar, e di çfarë mendojnë, ata duan paqe. Në çdo religjion fetar ka grupe fondamentaliste. Shteti që paraqitet si Islam, na prezanton si kartën e tij të identitetit dhunën, por ajo nuk është Islam”, thotë Papa Françesku.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me situatën në Turqi, Papa është shprehur se nuk është ende i qartë për situatën, se po informohet dhe po konsultohet për të qenë më i qartë.
BW/d.i.