Shërbimi Federal Rus për veterineri dhe kontroll fito-sanitar miratoi kufizim të importit të mishit dhe prodhimeve tjera të mishit nga Maqedonia për në Rusi.
Vendimi është marrë për shkak të regjistrimit të ”dermatoza nodulare” në lëkurën e gjedheve në Maqedoni.
Ndalesa ka të bëjë me importin e prodhimeve të mishit të bagëtive si dhe nga kafshë tjera që janë të prekur nga sëmundja e lëkurës, në veçanti prodhimet që nuk janë të përpunuara në mënyrën përkatëse.
Njëkohësisht, Shërbimi Federal për kontroll veterinar dhe fito- sanitar i Rusisë, përkohësisht kufizoi transportin e gjedheve dhe kafshëve tjera me sëmundjen e lëkurës përmes territorit të Rusisë.Federata Ruse miratoi ndalesa të tilla edhe për prodhimet e mishit nga Mali i Zi, referon Express. (b.an)