A mendoni se ata që janë duke përdorur një smarfon gjatë kohës që janë duke komanduar një makinë po merren me diçka të rëndësishme? Ndoshta ju mendoni se nuk është diçka e rëndësishme por nuk vlen e njëjta gjë për atë që e përdor
Një studim i qeverisë britanike nxjerr në pah disa përfundime të reja për përdorimin e pajisjeve elektronike gjatë komandimit të makinës.
Sipas këtij studimi varësia ndaj rrjetit social Facebook përbën shkakun kryesor në rritjen me 50% të përdorimit të telefonit gjatë drejtimit të automjetit që nga viti 2008. Ai arrin në përfundimin se 1.6% e shoferëve përdorin telefonin në makinë. Në të vërtetë analistët besojnë se kjo përqindje në realitet është 10 herë më e madhe se aq. Gjatë survejimit nga kamerat në rrugë, duket qartë se shoferët vazhdimisht shikojnë poshtë dhe kthejnë shikimi përsëri lart. Shoferët tanimë cilësohen si smartfonë të cilët drejtojnë automjetin dhe në të njëjtën kohë navigojnë në rrjetin social. Studimi arrin në përfundimin se mosha mesatare e këtyre shoferëve shkon nga 17-29 vjec.
70% e atyre që u survejuan, kontrollonin rrjetin e tyre social ose shkruanin mesazhe. Rezultoi se ishin meshkujt më shumë se femrat, ata që vepronin më shpesh në këtë mënyrë. Ky sondazh u aplikua në 90 qytete në Skoci dhe Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2014. Disa prej tyre madje u përfshinë në aksidente për shkak të përdorimit të telefonit. Kjo nuk ndodh vetëm nga pakujdesia e shoferëve por dhe nga pakujdesia e kalimtarëve të cilët shohin smartfonin në vend që të tregohen të kujdesshëm gjatë ecjes në rrugë. Kjo është një provë tjetër që tregon se ndërhyrja e teknologjisë në të përditshmen tonë po sjell me vete dhe shumë efekte negative përveç atyre pozitive.