Një manifestim kundër tentativës për grusht shteti në Turqi filloi sot në mesditë në qytetin gjerman të Këlnit me rreth 10 000 përkrahës të presidentit Recep Tayyip Erdogan, njoftoi policia.
Numri i protestuesve që ishte mbledhur në pjesën lindore të lumit Rin ishte më i ulët se sa 30 000 personat që policia lokale kishte parashikuar se do të mblidheshin.
Demonstrata, e organizauar nga organizata turko-evropiane UETD nën moton “Po demokracisë. Jo grushtit të shtetit”, u thërrit të protestonte kundër tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi ku humbën jetën më shumë se 260 persona dhe solli arrestime dhe spastrime të shumta në ushtri, qeveri dhe shërbimet civile./atsh/a.k