Një studim i realizur së fundmi në Britaninë e Madhe tregon se nëse bëni vetëm pesë orë gjumë në ditë, do të keni probleme me kujtesën
Studimi i ri, i kryer nga Universiteti në Leeds, ka gjetur se nëse flini më pak se pesë orë, ju do të vuani nga humbja e kujtesës.
Studimi, që u krye nga Silentnight, analizoi efektet e gjumit në kujtesë dhe funksionet ditore.
Njerëzit që morën pjesë në studim ishin të moshave 18 dhe 80 vjeç, të cilët u detyruan të bënin vetëm pesë orë gjumë çdo ditë.
Pas një periudhe të caktuar kohore, rezultoi se ata të cilët kishin bërë më pak se pesë orë gjumë, harronin 25% më shumë sesa ata të cilët kishin fjetur më gjatë./noa.al/a.k