Një 54-vjeçar me origjinë shqiptare në Itali, ka rrahur dhe përdhunuar për vite me radhë vajzën e tij 12-vjeçare.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në fshatin Angri, në provincën e Salernos.
Mediat italiane raportojnë se e gjitha ka ndodhur me arsyetimin e babait për të kuptuar nëse e bija ishte e ndershme ose nëse ka pasur marrëdhënie me ndonjë person.
Emri i babait me origjinë shqiptare nuk bëhet i ditur, ndërsa ai është arrestuar nga policia.
Ai duhet t’i përgjigjet akuzave për “dhunë seksuale” dhe abuzim me vajzën e mitur përgjatë viteve 2004-2011, duke filluar që në moshën 6 vjeçare, të cilën e godiste me shuplaka dhe i përplaste kokën pas murit./noa.al/a.k