Pas sulmeve të shumta terroriste në Evropë, po del se disa emigrantë arabë janë shpërngulur për t’i bartur atje luftërat e Lindjes së Mesme.
Por, vendimi i kancelares gjermane Angela Merke,l për pranimin e refugjatëve dhe për të hapur kufijtë, paraqet një vendimet më të rëndësishme e më të zgjuara të Perëndimit.
Fillimisht, a është etike, liberale, e krishterë… për të lënë miliona njerëz në rrugë? Sigurisht që jo! Evropa, nëse dëshiron të quhet Evropë dhe të vazhdojë të mbështesë një sistem të vlerave ku të drejtat e njeriut janë qendrore, nuk ka mundur të ngre mur për refugjatët.
Muri është armë e shtetit represiv si Izraeli, e shtetarit shtypës si Viktor Orban, apo e politikanëve karikaturë si Donald Trump, transmeton Telegrafi.
Së dyti, politikës perëndimore sot i duhet ideologjia e demokracisë liberale. Politika pa ideologji ka çuar në forcimin e pakontrolluar të kapitalit financiar, deri te rritja e burokracisë së Brukselit, dhe, në fund, te ekseset e pasojat e rënda historike, siç është Brexit-i.
Incidentet politike ndodhin gjatë shkatërrimit të vlerave humane dhe zëvendësimi i tyre me ato radikale. Politika e dyerve të hapura e Merkelit është kthimi i parë i fuqishëm i ideologjisë së Evropës së lirë.
Ajo që Merkel gjatë gjithë kohës thotë, është kjo: Evropa është shoqëri e hapur, në të cilën respektohen të drejtat çdo kombi, çdo minoriteti dhe çdo individi, ndaj nëse heqim dorë nga politika e dyerve të hapura, ne shkelim vlerat më të rëndësishme të komunitetit tonë.
Mu për këtë, Merkel do të mbahet mend si liderja më serioze e kohëve tona, e David Cameron – pas debaklit me Brexit – do të mbahet mend si një Neville Chamberlain (që dështoi të ndalte Luftën e Dytë Botërore duke lëshuar pe ndaj Adolf Hitlerit).
Sot, për fat të keq, në mesin e emigrantëve në Evropë ka terroristë. Por, për shkak të pak terroristëve nuk mund të ndalet hyrja e milionave njerëzve që s’kanë lidhje me terrorizmin.
Pos kësaj, terrorizmi që bazohet në keqinterpretimet e islamit, nuk po vjen vetëm nga Siria, Iraku apo Jemeni, pasi ai po rritet edhe në Belgjikë, Francë e Gjermani… Pra, kudo ku ka besimtarë myslimanë. Si shembull: vrasësit e priftit francezë nuk janë emigrant!
Është e qartë se qëllimi strategjik i Islamit radikal është për të izoluar komunitetet myslimane në vendet perëndimore, për t’i sjellë në një konflikt me rrjedhat shoqërore dhe më pas, të mobilizojë luftëtarë të rinj që do të vendosin bomba, do të vrasin me hanxharë e gjithçka tjetër. Ky terrorizëm është i pandalshëm.
Ai mund të godasë kudo. Ndaj, terrorizmi vendor është më i rrezikshëm se ai që ka ardhur me emigrantët. Rreziku me këta të fundit është radikalizimi eventual i tyre pikërisht me rastin e izolimit që mund t’ua bëjnë vende perëndimore.
E vetmja gjë që Perëndimi mund të bëjë për të luftuar kundër valës së re të terrorizmit, është të integrojë myslimanët. Me politika të integrimit afatgjatë duhet të pengohet getozimi i myslimanëve dhe raporti konfliktuoz i komunitetit mysliman dhe rrjedhat moderne shoqërore.
Përndryshe, do të ketë çdo herë e më shumë të rinj myslimanë në Perëndim që do të identifikohen me sloganet e të ashtuquajturit Shteti Islam dhe nuk do të ketë asnjë aparat të sigurisë që do të jetë në gjendje për t’i parandaluar ata, përgatiti “Telegrafi”. (b.an)