Garat tradicionale të kërcimeve në ujë nga Ura e Fshejtë do të mbahen të dielën nga ora 16:00.
Në një njoftim të Komunës së Gjakovës, bëhet e ditur se kjo ngjarje është organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, transmeton KP.
Për shkak të atraksionit, çdo vit, një numër i madh i njerëzve mblidhen tek Ura e Fshejtë për të parë ecurinë e kësaj gare tradicionale.
Shpesh herë është raportuar edhe në medie të huaja për atraksionin e kësaj ngjarjeje, përgatiti Koha. (b.an)