Peshikimi, si një ndër industritë e zhvilluara së fundi në vendin tone, po rrit nga viti në vit të ardhurat e saj në ekonomi.
Sipas të dhënave zyrtare, vlera totale vjetore e prodhimit të peshkimit llogaritet në rreth 40 milionë usd. Nga të cilat 22 milionë usd vijnë nga peshkimi në det, 8 milionë usd nga akuakultura dhe pjesa tjetër midhjet.
Ekspertët shprehen se, interest në rritje për prodhimet e peshkut po i përgjigjen edhe investimet në këtë sektor, kryesisht në markato të tregtimit dhe ruajtjes së peshkut. Por investimet po rriten edhe në flotën e peshkimit, të cilat ndonëse janë në shuma modeste, aspirojnë për tu shtuar në të ardhmen.
Ministria e Bujqësisë, e ka në fokus të veçantë sektorin e peshkimit i cili ka potenciale të mëdha ekonomike si për punësimin e njerëzve dhe rritjen e eksporteve.
Në bashkëpunim me strukturat e BE-së, dikasteri i Bujqësisë synon të rrisë standartet dhe teknikat bashkëkohore në peshkim me qëllim rritjen e të ardhurave nga ky sektor dhe garantimin e mbrojtjes së mjedisit.
Ministria e Bujqësisë synon të bashkëpunojë me BE-në për hartimin e një strategjie për zhvillimin e sektorit të peshkimit në detin Adriatik dhe Jon.
Sfidë për këtë sektor mbetet ngritja e industriesë përpunuse të peshkut./a.m.