Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi ishte në kërkim prej kohësh.
Pjetër Çuni, i shumëkërkuar për vrasje dhe i dënuar me 20 vite burg u arrestua në Bushat të Shkodrës si rezultat i një operacioni të titulluar “Arsenal”.
Çunit iu gjetën 1 pistoletë, 1 mitraloz, 2 pushkë dhe qindra fishekë.